Ai shtoi se më shumë se 25.956 të tjerë janë plagosur gjithashtu si rezultat i sulmeve të forcave izraelite në Gaza
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vrarëve nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 10.328 persona, raporton Anadolu.
Mes të vrarëve janë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, tha në një konferencë për media zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra.
Ai shtoi se më shumë se 25.956 të tjerë janë plagosur gjithashtu si rezultat i sulmeve të forcave izraelite në Gaza.
Zëdhënësi u kërkoi Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mbrojnë objektet shëndetësore dhe ambulancat nga sulmet izraelite.
Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.
Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.