2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gaza, një foshnje palestineze shpëtohet nga rrënojat pas sulmit ajror izraelit

Më të lexuarat

Sipas reporterit të Anadolu-t, sulmi rrafshoi shtëpinë të dielën në mbrëmje, ndërsa disa njerëz kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat

Ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë një foshnjë palestineze nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga një sulm ajror izraelit në Jabalia në pjesën veriore të Rripin të Gazës, raportom Anadolu.

Sipas reporterit të Anadolu-t, sulmi rrafshoi shtëpinë të dielën në mbrëmje, ndërsa disa njerëz kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Pothuajse 40 mijë palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 92 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Më shumë se dhjetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha mes një bllokade shkatërruese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi atë të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të fillonte pushtimi më 6 maj.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit