-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gaza në vaj për dëshmorin 12-vjeçar

Më të lexuarat

Palestinezi 12-vjeçar ra dëshmor të premten në protestat e vazhdueshme në Rripin e Gazës pas hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë

 

HAN YUNUS (AA) – Rripi i bllokuar i Gazës gjendet në pikëllim të thellë për shkak rënies dëshmor të 12-vjeçarit palestinez Nasir Musabbih, i cili humbi jetën pasi u qëllua në kokë nga ushtarët izraelitë teksa po ndihmonte ekipet shëndetësore të premten gjatë protestave të vazhdueshme nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e rajonit me Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasir lindi në vitin 2006 dhe hapi sytë në vitin 2007, në kohën kur Izraeli vendosi bllokadë mbi Rripin e Gazës. Jeta e tij e shkurtër, që paraqet reflektim të jetës në përgjithësi në këtë vend, mori fund me një plumb të shkrepur nga armët e ushtarëve izraelitë.

Nasir, i cili sapo ishte ndarë nga qumështi i nënës në vitin 2008 kur Izraeli organizoi sulme në Gaza, në vitin 2012 nisi të shkonte në shkollë fillore nën zhurmën e artilerive dhe armëve. Ai ishte në klasë të tretë kur në vitin 2014 Izraeli sërish ndërmori sulme në Gaza.

Jetën e tij 12-vjeçare të karakterizuar me lotë dhe gjakderdhje në rajon, ai e kaloi duke korrur suksese.

Ai ishte një nga nxënësit më të suksesshëm në Shkollën Fillore Abdulkerim Kermi në qytetin Han Yunus, ndërsa në të njëjtën kohë ishte edhe hafëz i Kuranit dhe praktikues i Kung-fu-së.

Nasir karakterizohej me edukatë të lartë dhe duhej nga të gjithë personat përreth tij. Pas tij ai la familjen e përlotur dhe shokët që janë në zi për shkak të vrasjes së tij.

Në shkollën ku kishte mësuar aktualisht prej disa ditësh mbizotërojnë lotët. Shokët e tij të klasës e kanë të vështirë të vazhdojnë mësimin pa të.

Shoku i tij i klasës, Ziya Ebu Hatti, për AA kujtoi se Nasir gjithnjë e kishte ndihmuar me detyrat e shtëpisë.

“Jam shumë krenar që kisha një shok si ai. Unë gjithnjë mburrem me të, ishte fëmijë i mençur dhe unë gjithnjë doja të bëhesha si ai, por ai shkoi”, thotë Ziya.

Ndërkaq, arsimtari i tij i shkencave natyrore, Kemal Nexhar (50), e kujton Nasirin si nxënës shumë të suksesshëm dhe me edukatë dhe zell të lartë.

“Dëshironte të bëhej kirurg kur të rritej. Nuk arriti t’i realizojë ëndrrat”, theksoi Nexhar.

Ndërkaq, nëna e tij, Simah Musabbih (41), e cila tregoi çertifikatën e marrë nga përfundimi i hifzit vitin e kaluar dhe brezat e arritur në Kung-fu, tha se ai dallohej nga fëmijët e saj të tjerë.

Me lotë në sy, ajo tregon se në radion e shkollës ai lexonte Kuran dhe thirrte ezanin në xhami.

“Dëshironte ta shihte anën matanë kufirit të Palestinës, të cilën nuk e kishte parë asnjëherë. Ishte këmbëngulës të merrte pjesë në demonstrata. Çdo javë ndihmonte vullnetarisht motrat e angazhuara në ndihmën e parë në vendin ku mbaheshin protestat”, theksoi nëna Simah.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë shtatë persona, në mesin e të cilëve gjendej edhe Nasir, dhe plagosën 90 të tjerë në protestat e vazhdueshme të së premtes në kufirin e Gazës.

Demonstratat nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” janë duke vazhduar nga 30 marsi. Që atëherë, Izraeli ka martirizuar gjithsej 34 fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit