Nëntë të sëmurë, prej të cilëve tre fëmijë, kanë humbur jetën në Gazën e bllokuar që kur Izraeli në fillim të këtij viti ndaloi procedurat për transferimin e të sëmurëve për kurim jashtë vendit
GAZA (AA) – Nëntë të sëmurë, prej të cilëve tre fëmijë, kanë humbur jetën në Gazën e bllokuar që kur Izraeli në fillim të këtij viti ndaloi procedurat për transferimin e të sëmurëve për kurim jashtë vendit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nëntë të sëmurë, prej të cilëve tre fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e pengesës për trajtim jashtë vendit që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas deklaratës, përgjegjëse për këto vdekje janë qeveria e Izraelit dhe Palestinës, të cilat, siç thuhet, kanë privuar të sëmurit në Gaza nga e drejta për kurim.
Ndërkaq, në deklaratë është tërhequr vëmendje se numri i rasteve të ngjashme mund të rritet në ditët në vijim, teksa u bëhet thirrje organizatave për të drejtat e njeriut dhe organizatave relevante të hapin padi kundrejt veprës penale që ka shkaktuar vdekjen e nëntë të sëmurëve, në mesin e të cilëve tre fëmijë.