Aty ku një popull shkruan historinë e nderit e një tjetër historinë e turpit
Mjeku palestinez Khaled Al-Sa’idani, 50 vjeç, vazhdon të punojë në departamentin e kujdesit pediatrik në Spitalin Al-Aqsa në qytetin Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës, pavarësisht se i është prerë këmba.
Al-Sa’idani u plagos në fillim të agresionit izraelit në Rripin e Gazës, si rezultat i një sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve Al-Bureij. Më pas ai mbeti i plagosur rëndë, si pasojë i është prerë këmba.
Megjithatë, lëndimi nuk e ka penguar atë të kryejë detyrat e tij mjekësore dhe të ndihmojë fëmijët e plagosur, ndonëse aktualisht vuan nga një arterie e bllokuar në këmbën e majtë. /tesheshi.com/