Ministiri i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare ne Gaza Dr. Hasan Es-Sajfi deklaroi se gjatë vitit 2018 kanë memorizuar Kuranin famëlart plot 550 djem dhe vajza. “Ky brez e meriton të quhet “Brezi i rikthimit” (që do të çlirojë tokat e uzurpuara) sepse e ka vërtetuar se është i lidhur me principet e shenjta të fesë dhe të vatanit” deklaroi Dr. Hasan Es-Sajfi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të hafëzave të rinj.
Dr. Hasan Es-Sajfi me cilësinë edhe të ministrit të çështejve fetare dekloaroi se në Gaza janë më shumë se 1000 Kurse Kurani dhe shumica e nxënësve e memorizojnë Kuranin pothuajse në një vit. Ministria organizon edhe konkurse ndërmjet këtyre qendrave ku vetëm te konkursi i emëruar “El-Aksa” kanë marrë pjesë më shumë se 9000 konkurentë.
Gjatë ceremonisë që u mbajtë për nderimin e hafëzave të rinj Dr. Hasan Es-Sajfi gjithashtu deklaroi se aktualisht mësojnë 10 200 nxënës në kurset e kuranit që ministria organizon, prej tyre 3200 djem dhe 7000 vajza.
“Ky është brezi që na mbush me shpresë se Palestina dhe Xhamia Aksa nuk janë në harresë dhe se e ardhmja e popullit të Palestinës me një brez të tillë do të jetë e ndritur” deklaroi ai.