4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gaza: ku janë arabët, ku janë dy miliardë muslimanë?

Më të lexuarat

Kujtesë për atë që do thoshte Golda Meir pasi u dogj Al Aksa-ja

Nga Zahir Saleh

Pyetjet vazhdojnë të ngrihen, gjërat ngatërrohen dhe secili prej nesh pyet: Çfarë po ndodh?

Ku është Liga Arabe që mbledh 23 shtete?

Ku është Organizata e Bashkëpunimit Islam, e cila bashkon 57 vende arabe dhe islamike? A jemi vërtet një komb i fjetur?

Ku janë kombet arabe? Pse nuk arriti asnjëra prej tyre që t’i detyronte qeveritë e tyre të dëbonin ambasadorët e entitetit sionist nga vendet e tyre?

Si është e mundur që kombet dhe qeveritë arabe dhe islame nuk janë në gjendje të sjellin një shishe ujë në Rripin e rrethuar të Gazës, ndërsa ata shikojnë një luftë shfarosjeje në të cilën qindra fëmijë dhe gra vriten çdo ditë?

Gaza është kthyer në rrënoja, pellgje gjaku, një fushë kufomash dhe gjymtyrësh të copëtuara. Askush në të nuk arrin të shpëtojë dhe nuk është i sigurt nga bombardimet barbare.

Ndoshta kjo është hera e parë në historinë e konfliktit me pushtuesin sionist që lajmet për masakrat vijnë me zë e figurë menjëherë pasi ato ndodhin. Duket se kjo është edhe hera e parë që popujt arabë po ndërgjegjësohen për pafuqinë e tyre, si kufoma të ngrira, të droguara që nuk lëvizin dot!

Ku janë ulematë islame, ku janë zhdukur befas fetvatë e xhihadit që dijetarët kanë nxjerrë më parë?!

Kjo luftë shfarosëse nuk do të kishte ndodhur nëse sionistët nuk do të ishin të sigurt se sundimtarët muslimanë ishin të shkujdesur dhe se popujt e tyre ishin në gjumë dhe se asnjë nga vendet fqinje nuk do të dilte në mbrojtje të Gazës.

Pushtimi sionist dhe makina e tij vrasëse brutale nuk do të kishin guxuar t’i kryenin këto masakra, po të mos ishte për mbrojtjen dhe mbështetjen e pakufizuar të Perëndimit dhe agjentëve të tij arabë.

A nuk është koha që kombet arabo-muslimane të qëndrojnë më në fund pranë popullit palestinez dhe të drejtave të tyre legjitime, të thyejnë prangat e heshtjes dhe nënshtrimit të turpshëm ndaj sundimtarëve dhe mbretërve të tyre, t’u kujtojnë atyre “vigjilencën e ndërgjegjes” para se të jetë tepër vonë?!

Për sa kohë kombet arabe do të mbeten të fjetur dhe joaktivë?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit