2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gaza hyn në vitin e dhjetë të bllokadës izraelite

Më të lexuarat

Fillimi i vitit 2016 i gjeti palestinezët e Rripit të Gazës në vitin e dhjetë të bllokadës izraelite, e cila është përkeqësuar edhe më tek nga regjimi egjiptian.

Bllokada filloi në prag të zgjedhjeve të vitit 2006, kur Lëvizja e Rezistencës, Hamasi, fitoi me një shumicë dërrmuese.

Organizatat monitoruese vendore dhe ndërkombëtare përshkruan zgjedhjet palestineze si më transparentet të regjistruara ndonjëherë. Në Palestinë, megjithatë kujtohet dhjetëvjetori i ndarjes së brendshme politike dhe fillimi i rrethimit të Gazës.

Autoritetet izraelite tash e dhjetë vite kanë mbyllur të gjitha kalimet në territorin palestinez, duke mbajtur të hapur vetëm pikëkalimin Erez për trafikun e këmbësorëve (dhe ai qenë përdorur për të zënë në grackë njerëzit që përpiqeshin të kalonin), dhe pikëkalimi Kerem Shalom për disa mallra të klasifikuara dhe shumë të rregulluara. Egjipti ka mbajtur pikëkalimin Rafah të mbyllur për shumicën e kohës. Në vitin 2015, kalimi ishte vetëm i hapur për 21 ditë, dhe vetëm 10.000 palestinezë u lejuan të hynë, në mesin e tyre pelegrinët, pacientët dhe studentët.

Autoritetet izraelite kanë imponuar kufizime të ashpra mbi pacientët dhe shoqëruesit e tyre që udhëtojnë nëpër Erez.

Gjendja e palestinezëve në Gaza ka ngjallur mbështetje të gjerë popullore në të gjithë botën dhe shumë përpjekje janë bërë për të thyer rrethimin nga deti. Edhe pse në fillim disa anije disa të vogla bënë udhëtime, njëra nga anijet më të sofistikuara u sulmua në ujërat ndërkombëtare nga marina izraelite.

Gjatë rrethimit, Izraeli ka nisur katër ofensiva kryesore ushtarake kundër popullit të Gazës, në vitet 2006, 2008-2009, 2012 dhe 2014; kjo e fundit ishte më shkatërruesja. Ajo zgjati për 51 ditë dhe zona të tëra të Gazës janë rrafshuar nga bombat izraelite; dhjetëra mijëra njerëz u zhvendosën.

Rrethimi i rreptë dhe luftërat kanë copëtuar ekonominë palestineze në Gaza. Shkalla e papunësisë në Gaza qëndron në 42 për qind, me bllokadë që veçse thellon krizën ekonomike. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkalla e papunësisë në Gaza është më e larta në botë dhe ka më shumë se 200,000 të papunë, nga 1.8 milion banorë sa ka vendi.

Shumë organizata ndërkombëtare kanë lëshuar paralajmërime se në Gaza nuk mund të zhvillohet jetë normale për shkak të efekteve të masave represive izraelite, të cilat konsiderohen si dënim kolektiv dhe janë të paligjshme me të drejtën ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit