1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

GAZA feston mbi RRËNOJA

Më të lexuarat

SHKUMBIN MURIQI:

GAZA feston mbi RRËNOJA

Dhe ja kështu shkruhet Historia e popujve që nuk mposhten asnjëherë…

Popull i hekurt i cili mbështetet mbi principet e besimit në një Zot dhe që sprovën e tij e pranojnë me fanatizëm.
Gaza u shkatërrua për të 4-tën herë në infrastrukturë, u dërmua nga armët e Izraelit…

Por a keni pa ju ndonjëherë, një rajon i vogël i izoluar brutalisht, në njërën anë nga Deti në tjetrën anë nga Muret e fortifikuara dhe teknologjia me e rëndë ushtarake e armikut me 400 viktima, 6 mijë të plagosur, 12 ditë e net pa gjumë, asnjë krijesë nuk mund t’a gjente qetësinë nën shpërthimin e armëve nga avionët dhe sistemet sulmuse kunderoffensive nga toka dhe deti…

Rezistenca e Gazës formacioneve të tyre ekstreme fanatike radikale nga vet efekti i izolimit ishte aq e fuqishme sa që dukeshin madhështore mijëra raketa të sistemeve të ndryshme që dhunuan mbrojtjen kundërajrore izraelite… Nën rremujat e Gazës janë ndërtuar jo vetëm tunele por edhe vendbanime nëntokësore të fortifikuara, nga nëntoka kur avionët izraelit bombardonin dhe krejt Gaza mbulohej në tym e pluhur, në ato momente sistemet raketore palestineze shfaqeshin në mjegull duke lansuar me qindra raketa në drejtim të qyteteve të Izraelit, padyshim duke vrarë edhe civile të pafajshëm që është për çdo dënim…, por ja kjo ishte tragjedia e kësaj luftë e cila bart më së shumti civilë të pafajshëm nga të dy anët.., modeli i luftës që zgjodhi Izraeli vet…

Prap se prapë palestinezët u ngritën mbi rrënoja triumfator, e shtangën botën me heroizmin dhe me trimërinë e tyre…

🪄Hadithi i profetit i tregoi Njerëzimit para 14 shekujve: ( Rreth tokave, kodrinave të Al Aksas jetojnë trima që vdekja frigohet të përballet me t’a)🪄

Bota nga sot, ka marrë një leksion ndryshe në politikën e jashtme… Ata që ishin në anën e Palestinezëve nuk kanë qysh ndryshe pos të jenë krenar…Ata që ishin në anën e izraelit, nuk kanë qysh ndryshe pos t’a pranojnë porosinë e Krijusit se nuk vendosin betejën armët dhe teknologjia, por besimi, vendosmëria dhe trimëria kur vdekja sfidohet.

Izraeli mori tri mesime të forta:

1- Nuk mund të fiton dhe nuk merr guximin të marshojë me trupa mbi një sipërfaqe 38 kilometrash.. dhe ideja se Izraeli mund t’a sulmojë ndonjë shtet stabil ushtarak rajonal është tash me shume fantazi se realitet..

2- Nuk ka mbrojtje efikase, sistemi Iron Dome dështoi dhe tash ka nxitë një debat e konflikt të brendshëm me konsekuenca…

3- Netanjahu tash nuk mund të mbetet në pushtet. Fundi i tij mund të jetë edhe me protesta masive e destabilizim…

Amerika e perkrahu Izraelin, siç
pritej, por edhe perkrahja e tyre reflektoi ndryshe kësaj radhe, ushtarë të frikësuar në Izrael dhe pasiguri në luftime ishte një dëshmi se ushtria amerikane nuk mund të futet në aventura në krah të një armate e cila vrapon në vrimat e hardhuces sa dëgjohen sirenat e para…

Në gjithë këtë luftë blic e cila filloi me sulmet në Al Aksa, në anën e Izraelit u rradhitën edhe popuj me udhëheqës servilë, disa nga ta që e përjetuan vetë okupimin dhe luftën, por normal se ata nuk mund t’i kuptojnë kurrë palestinezët…, sepse në luftërat e tyre një fshatë i tërë zhvendosej porsa binte një predhë armiku… Normal nuk mund t’a kuptojnë asnjeherë këta popullin palestinez i cili i sfidon kudo dhe në çdo situatë “zotrat e tyre”…

E pra, merrni mësim nga Kur’ani famëlartë po deshët. Aty në atë libër Hyjnor spjegohet gjithçka çfarë e pret dhe e sprovon Njeriun në Tokë… Aty në atë libër Hyjnor krijuesi na tregon popujt e dijes, popujt e lëvizjes, nomadet, popujt e punës, popujt e nbretërive, popujt e uritur, popujt e Aleancës me Djallin, dhe Popujt e pamposhtur të rezistencës, luftërave dhe betejave në Tokë.

Le të shpresojmë Armëpushimi të sjellë një paqe në lindjen e mesme…

Le të shpresojmë një qeveri të re në Izrael ku hebrenjtë semitë, autoktonë e shumicë të vijnë në pushtet dhe t’a ndërtojnë një model dy shtete me paqe e harmoni të përhershme në Lindjen e Mesme.

Hebrejt autoktonë janë pronarët e Palestinës ashtu siç janë vëllezërit e tyre Muslimanë e të krishterë Palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit