0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Gaza duhet të mbetet palestineze”, thotë SHBA-ja pas raporteve që Izraeli dëshiron “tampon zonë”

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kufijtë aktual të Gazës duhet të respektohen, mes raportimeve në mediat izraelite që sugjerojnë se Izraeli dëshiron të krijojë një “tampon zonë”.

“Izraeli dëshiron që kjo tampon zonë midis Gazës dhe Izraelit nga veriu në jug të parandalojë çdo pjesëtar të Hamasit ose militantë të tjerë që të depërtojnë ose sulmojnë Izraelin”, gazeta Haaretz citoi tre burime të ndryshme.

Raportimet gjithashtu pretendojnë se Izraeli kishte informuar shtetet fqinje arabe për synimet e saja – por kjo, si spekulimet për tampon zonën, nuk janë konfirmuar.

“Ne kemi thënë shumë herë se nuk mbështesim një reduktim të kufijve gjeografikë të Gazës”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, raporton skynews.

“Ne kemi thënë gjithashtu se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, natyrisht, askush nuk dëshiron që 7 tetori sërish të ndodhë”, shtoi ai.

“Territori i Gazës, në çdo skenar të ardhshëm, duhet të mbetet tokë palestineze dhe nuk mund të zvogëlohet, por tani, ne nuk jemi në gjendje të spekulojmë mbi përbërjen e pengesave apo strukturave të ardhshme të sigurisë”, përfundoi ai.

Ndryshe, SHBA-ja disa herë ka bërë të ditur se është dakord për një zgjidhje që parasheh krijimin e shtetit palestinez. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit