GAZA DEMASKUESE:
SHBA, Kanadaja, Britania, Italia, Australia, Finlanda dhe Holanda pezullojnë “ndihmat” e tyre për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) në Gaza.
Mesazhi është i qartë: Këto institucione të Kombeve të Bashkuara janë krahë të okupimit izraelit, misioni i të cilëve është të sigurojnë një pjesë të fondeve -të cilat ua plaçkitën popujve- në këmbim të zhveshjes së këtyre popujve nga feja, morali dhe pavarësia e tyre.
Kjo zhveshje degjeneruese nuk është më e mundur në rrethanat aktuale; nuk ka nevojë të vazhdojë loja e “humanizmit” dhe “drejtësisë ndërkombëtare”, mjafton që raketat të arrijnë në Gaza nga këto shtete për të copëtuar trupat e njerëzve të saj.
Si përkujtim: ‘UNRWA’ është e njëjta që shpërndau “Kodin e Sjelljes” në Gaza tre javë para luftimeve, duke kërkuar nga mësuesit të pranojnë shthurjen morale dhe udhëzimet e Kombeve të Bashkuara edhe nëse ato bien ndesh me fenë e tyre.
Në Kuran: [Dhe ata do të vazhdojnë t’ju luftojnë derisa t’ju largojnë nga feja juaj, nëse munden].
Përktheu: Rijad Misini