Sulmi në një shkollë nga shteti gjenocidal me gënjeshtrën e njohur
Më shumë se 100 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm izraelit në një shkollë në Gaza që po strehonte personat e zhvendosur, tha të shtunën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se kishte goditur një qendër komanduese të Hamasit, një kartë e ndyrë mashtrimi që shteti gjenocidal hebre e përdor sa herë kryen krime të rënda.
Për më tepër, viktima po faleshin.
“Sulmet izraelite kishin në shënjestër njerëzit e zhvendosur ndërsa ata po kryenin namazin e sabahut, duke çuar në një rritje të shpejtë të numrit të viktimave,” njoftoi zyra e mediave e qeverisë së Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi.