1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gati 39.900 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë, shtohet se nga sulmet izraelite janë lënduar rreth 92.152 persona.

Të paktën 142 palestinezë janë vrarë në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga 7 tetori i vitit të kaluar në 39,897, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Në njoftimin e ministrisë shtohet se nga sulmet janë lënduar rreth 92.152 persona.

“Forcat izraelite vranë 142 njerëz dhe plagosën 150 në tre masakra të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria e Shëndetësisë në Gaza.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, sepse ekipet e kërkim-shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ata”, thuhet në njoftim.

Izraeli ka vazhduar një ofensivë brutale ushtarake në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 pas një sulmi nga Hamasi pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Pas më shumë se 10 muajsh sulmi izraelit, zona të gjera të Gazës janë rrënuar në mes të një bllokadë të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli është akuzuar për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), e cila e urdhëroi atë të përfundojë menjëherë një operacion ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të sulmohej më 6 maj.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit