-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gashi: BESA nuk është protagoniste por iniciatore e Këshillit mbipartiak

Më të lexuarat

Oferta për përfshirje në Këshillin mbipartiak jodomosdoshëmërisht duhet të vijë nga Lëvizja BESA, sepse e njejta nuk është protagoniste, por është vetëm iniciatore dhe e barabartë me subjektet tjera, deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja BESA. Të gjithë ata që kanë vullnetin për t’iu kundërvënë pushtetit aktual-diktatorial, mund t’i bashkanagjiten këtij fronti të gjerë opozitar. Në fakt, deklaron Gashi, Këshillin do ta udhëheqë një personalitet shqiptar që do të jetë i pranuar nga të gjitha subjektet që përkrahin nismën.

“Nuk është ndonjë problem dhe nuk është kjo një ofertë që duhet të vijë nga Lëvizja Besa, madje ideja ka qenë e tillë se bëhet fjalë edhe për çështje sedrave, egove, pse e keni nisur ju, pse s’e kemi nisur ne dhe forma e Këshillit mbipartiak pikërisht këtë dilemë e largon, dmth Këshillin do ta udhëheqë një personalitet shqiptar në Maqedoni, i cili së paku do të jetë më i pranuar nga të gjithë subjektet edhe pastaj me atë udhëheqës të Këshillit, me atë Këshill bashkërisht do të ulemi të merremi vesh për parimet dhe për mënyrën se si do t’i përpilojmë listat e përbashkëta për të garuar bashkërisht në zgjedhje”, deklaron për TV ERA Afrim Gashi.

Plani është të bëhen disa subjekte që i kanë në paralajmërim dhe më pas do të zgjidhet bartësi i Këshillit. Zgjerimi i frontit, potencon Gashi, nuk do të mbarojë aty, por do të vazhdojë deri në ditën kur do të përpilohetn listat, madje edhe gjatë fushatës.

“Synimi ynë është që dita ditës, çdo subjekt, cdo individ qoft edhe një qytetar i thjeshtë të del me një përkrahje, të del me një formë ta mbështesë këtë  nismë të grumbullimit të të gjithë kapacitetit opozitar politik në Maqedoni dhe mendojmë, kemi shpresa, duke u bazuar në kontaktet e deritanishme, besojmë se mbi 50 subjekte të ndryshme do ta përkrahin këtë nismë, por kjo ndoshta është edhe minimum, mund të bëhen shumë më shumë”, shtoi më tej Gashi për TV ERA.

Sipas Gashit, ka shumë personalitete që përkrahin Këshillin, por s’mund të dalin publikisht. BESA rreth dy javë më parë e prezantoi ofertën për një platformë opozitare, që parashikon ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar me të gjitha forcat progresive në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit