5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

GARONI NE VEPRA TE MIRA

Më të lexuarat

Allahu i lartesuar thote: “Çdokush ka një drejtim, nga i cili kthehet. Garoni në vepra të mira! Kudo që të jeni, Allahu ka për t’ju tubuar të gjithëve. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [BEKARE 148]

Shpjegimi i ajeteve

  • Çdokush ka një drejtim, nga i cili kthehet. Garoni në vepra të mira! Kudo që të jeni, Allahu ka për t’ju tubuar të gjithëve. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka. – El Aufiju përcjell nga Ibn Abasi: “Çdokush ka një drejtim, nga i cili kthehet.” – Me këtë ka për qëllim pasuesit e feve. Pra, çdo popull ka një kible, që i pëlqen dhe e dëshiron për vete. Drejtimi i dashur për Allahun është pikërisht kibla që Ai u dha besimtarëve të vërtetë. Ebu el Alije ka shpjeguar ajetin: “Jehudi ka kiblën e vet, ashtu si edhe i krishteri ka kiblën e vet. Kurse ju, o populli i Muhamedit, u dalluat duke u drejtuar andej nga është kibla e dëshiruar nga Zoti.”

Ky ajet i ngjan shumë ajetit ku Allahu i Madhëruar thotë: “Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe), por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë. Prandaj garoni për punë të mira! Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime. ” [Maide 48].

  • “Kudo që të jeni, Allahu ka për t’ju tubuar të gjithëve. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” – Allahu është i plotfuqishëm që t’ju mbledhë nga anët e Tokës, edhe nëse trupat tuaj janë të shpërndarë nëpër tokë.

TEFSIR IBN KETHIR

Huazuar nga Uthman Agolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit