Snapdragon 810 është menduar të jetë zgjedhja e një pjesë të madhe të telefonëve më të mirë të 2015 por spekulimet e ditëve të fundit për probleme potenciale të mbi nxehtësisë kanë tronditur pozitat domininuese të Qualcomm në tregun e mikroçipeve mobile.
Disa raporte kanë sugjeruar që Samsung Galaxy S6 do të fuqizohet nga një Snapdragon 810 i modifikuar nga vetë Qualcomm posaçërisht për gjigandin Korean të prodhimit të paisjeve elektronike.
Por burimet brenda Qualcomm thonë se ky mikroçip do të jetë në treg vetëm nga muaji Mars ç’ka vë në dyshim nëse do jetë pjesë e Galaxy S6.
Historia e Qualcomm përfundon këtu por jo ajo e Galaxy S6. Rezultatet e dobëta financiare të vitit të shkuar të Samsung mendohet të jenë shkaktuar edhe nga prezenca e disa smartfonëve me kosto të ulët karakterizuar nga edhe sensorë kamerash mjaft cilësore. Në fakt sensori i fundit më i mirë që kemi parë nga Samsung ishte ai prej 16 Megapixel në Galaxy S6 dhe Note 4.
Ndërkohë, burimet mediatike po spekulojnë për një kamër të mundshme prej 20 Megapixel në Galaxy S6 me stabilizim optik. Samsung më parë ishte kapur “mat” duke implementuar sensorët e Sony në kamerat e smartfonëve të saj, ndërsa me Galaxy S6 vështirë të ndodhë këtë vit. (PCWorld Albanian)/kohaislame