7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

10 karakteristikat e reja të Windows 10 që duhet ti dini

Më të lexuarat

Platforma më e re e Microsoft, Windows 10, nuk është asgjëkundi me datën zyrtare të lançimit dhe akoma duket të paraqitet shumë më mirë sesa Windows 8 dy vite më parë. Fakti se tashmë aplikacionet nuk do të zënë të gjithë ekranin por do gjenden brenda një dritare të zakonshme si dhe shfaqja e ndërfaqes së butonit Start përbëjnë mjaftueshëm arsye për të entuziasmuar tradicionalistët e kompjuterave. 

Menuja Start

Windows 10 shlyen një nga mëkatet më të mëdha të Windows 8, rikthimin e menusë Start në skajin e majtë të ekranit. Por për të mos u fokusuar vetëm në aplikacionet desktop, menuja Start sjellë një bashkëjetesë mes aplikacioneve desktop dhe atyre metro. Ju do të keni mundësi të ç’aktivizoni funksionalitetin “live” të ikonave madje edhe ti “hidhni” tutje që të gjitha nëse dëshironi.

Aplikacionet metro kufizohen nga dritaret tradicionale në Desktop

Siç mund ta këni vënë re ose dëgjuar, aplikacionet Metro nuk kanë ikur asgjëkundi, thjeshtë janë riformatuar për nga dizajni. Tashmë ato nuk zënë terësisht ekranin por kufizohen nga një dritare e zakonshme që vëreni në kompjuterat desktop. Lançimi i një aplikacioni të tillë hap automatikisht një dritare të re.

Continuum

Natyrisht që Windows 10 duhej të përmirësohej për eksperiencat në një kompjuter tradicional por Microsoft nuk ka harruar as adhuruesit e ekraneve me prekje. Duke filluar me ndërtimin 9926 të Windows, platforma përfshin një veçori të re quajtur “Continuum”, e cila në mënyrë dinamike ndryshon ndërfaqet mes një kompjuteri dhe një tableti, në varësi të mënyrës së përdorimit të paisjes suaj. Surface Pro 3 është një produkti ideal që vë në funksion këtë veçori.

Njoftimet nga Qendra e re e Veprimeve

Njoftimet janë një nga karakteristikat më fantastike pjese e sistemeve operative moderne të cilat na kujtojnë të gjitha llojet e informacioneve të dobishme. Epo, edhe Windows 10 tashmë ofron të tilla njoftime. Normalisht me përfshirjen e asistentit dixhital Cortana, qendra e veprimeve do të bëhet burim i informacioneve mjaft të dobishme.

Cortana

Cortana, asistenti dixhital inteligjent i Microsoft fillimisht pjesë e Windows Phone 8.1, ka bërë kalimin në kompjuterat tradicional(PC) së duke shfrytëzuar Windows, ku ajo merr përsipër të kryejë që të gjitha funksionet e kërkimit në platformë. Cortana mund t’ju ndihmojë të telefoni një mik, të vendosni një alarm, të kontrolloni kalendarin e shumë veprime të tjera.

Aplikacion i ri Xbox

Pjesë e Windows 10 është edhe një aplikacion që përdoruesit e Xbox duhet të jenë të familjarizuar me të. Me pak fjalë ndërfaqja e aplikacionit ndahet në tre panele: furnizuesi i lajmeve, listat e miqve dhe arritjet në lojëra. Për më tepër, përdoruesit do të kenë mundësi të transmetojnë lojëra nga Xbox në një kompjuter ose tablet Windows 10.

Paneli i Cilësimeve është më solid

Një nga vendimet më të tmerrshme të Windows po të flasim për dizajnin ishte ndarja e panelit të cilësimeve në dy të tillë: një për aplikacionet desktop dhe një për ato metro. Me Windows 10, ky funksionalitet largohet përgjithnjë. Tashmë kemi një menu të vetme të cilësimeve e disponueshme përmes butonit Start.

Ndryshimet në eksplorimin e të dhënave

Sigurisht ikonat e reja janë një rifreskim në Windows 10. Ama ne e pëlqejmë më së shumti mënyrën sesi Windows me zgjuarsi na ofron të dhënat dhe folderat e aksesuar kohët e fundit së bashku me ato që janë më aksesuarat.

Lançimi direkt në Desktop

Sa mirë që Windows 10 nuk solli asnjë ndryshim në këtë aspekt. Windows 10 lançohet direkt në eksperiencën e preferuar të desktopit që të gjithë e njohin. Lamtumirë përgjithmonë duhet ti themi ndërfaqes së Start-it.

Desktopët Virtualë

Kjo është një ndër ndryshimet madhore në platformën Windows. Në Linux kemi vite që e kemi përdorur këtë veçori. Bëhet fjalë për desktopët virtuale. Mjafton të mbani shtypur butonat Windows CTRL butonat drejtues majtas ose djathas për të kaluar nga njëri dektop virtual tek tjetri./(PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit