Samsung Electronics do të zbulojnë një version të ri të telefonit të tyre nga seria Galaxy S gjatë këtij muaji. Samsung mëngjesin e djeshëm dërgoi ftesa për ngjarjen “Samsung unPacked 5”, që pritet të mbahet më 24 shkurt në Kongresin Botëror të teknologjisë mobile në Barcelonë. Prodhuesi më i madh botëror i telefonave është duke u përballur me fitimet më të ulëta vjetore nga telefonia mobile në shtatë vjetët e fundit, e kjo po vjen si pasojë kryesisht e konkurrencës së madhe nga Apple. Modeli i ri i të famshmit Galaxy S, ai S5, pritet të vjen me një ekran më të madh se paraardhësi i tij, me kamerën e përparme edhe më të mirë si dhe me funksionet biometrike siç është njohja përmes syrit apo skanerit të gishtërinjve. Ai mund të vijë edhe me orën e avancuar të përmirësuar, Galaxy Gear. – /sotnews/kohaislame