11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Galaxy S5 vjen këtë muaj nga Samsung

Më të lexuarat

Samsung Electronics do të zbulojnë një version të ri të telefonit të tyre nga seria Galaxy S gjatë këtij muaji. Samsung mëngjesin e djeshëm dërgoi ftesa për ngjarjen “Samsung unPacked 5”, që pritet të mbahet më 24 shkurt në Kongresin Botëror të teknologjisë mobile në Barcelonë.   Prodhuesi më i madh botëror i telefonave është duke u përballur me fitimet më të ulëta vjetore nga telefonia mobile në shtatë vjetët e fundit, e kjo po vjen si pasojë kryesisht e konkurrencës së madhe nga Apple.   Modeli i ri i të famshmit Galaxy S, ai S5, pritet të vjen me një ekran më të madh se paraardhësi i tij, me kamerën e përparme edhe më të mirë si dhe me funksionet biometrike siç është njohja përmes syrit apo skanerit të gishtërinjve. Ai mund të vijë edhe me orën e avancuar të përmirësuar, Galaxy Gear. – /sotnews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit