1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Galatasaray mund ta shesë Xhemailin për 6 milionë euro

Më të lexuarat

Drejtuesit e skuadrës së Galatasarayt janë të gatshëm ta shesin për 6 milionë euro mesfushorin shqiptar Blerim Xhemaili, raportojnë mediumet turke.
 
Interesimi për shqiptarin, siç njoftojnë mediumet turke, ka ardhur nga skuadra e Fiorentinës që luan në Serie A.
 
“Një operacion në tregun e transferimeve mund të bëhet sërish ndërmjet skuadrave të Italisë dhe Turqisë. Galatasaray po kërkon 6 milionë euro për shitjen e Xhemailit. Interesimi ka ardhur nga skuadra e Fiorentinës që edhe më parë ishte e interesuar ta blinte sa ishte pjesë e Napolit”, shkruan “e-taraftar.com”, transmeton Koha.net.
 
Xhemaili 28-vjeçar me skuadrën turke ka kontratë deri në qershor të vitit 2017.
 
Te Galatasaray u transferua verën e vitit të kaluar nga skuadra e Napolit.
 
Ai këtë edicion ka zhvilluar dhjetë ndeshje në Superligën e Turqisë, ku ka kontribuar me një asistim.
 
Një gol të shënuar dhe një asistim ka në Kupën e Turqisë/Koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit