3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gafë e madhe e papës

Më të lexuarat

Para dy dite,Papa Françesku bëri një takim historik,pas 10-të shekujsh u takuan krye për krye me Patrikun Rusë-Ortodoksë Kirill. Këtu Papa bëri një gafë të madhe historike,duke kërkuar nga Patriku Rusë që të bëhet çka është e mundur për të shpëtuar jetët e të krishterëve në lindjen e mesme,përkatësisht në Siri dhe Irak!
A thua pse i veçoi vetëm të krishterët,kur dihet fakti se në lindjen e mesme janë të rrezikuar edhe muslimanët dhe Evrejët-Çifutët! A thua gjaku i muslimanëve dhe Evrejëve nuk na qenka i shenjët sikur i krishterëve? A thua Evrejët dhe Muslimanët nuk na qenkan njerëz të barabartë në të drejtën njerzore për jetë sikur të Krishterët? A thua karta e kombeve të bashkuara për të drejtat dhe liritë njerëzore e themeluar me 10.12.1948 në Nju Jork,garanton të drejtën e jetës vetëm për të Krishterët e jo për komunitetet tjera? Si është e mundur një Papë e një Patrikë të i injorojnë këto çështje elementare ndaj çifutëve dhe muslimanëve në lindjen e mesme. E pyesë veten dhe juve lexues,vallë ky takim dhjetë shekullor mos është një aleancë e re e perëndimit me Rusinë cariste-putiniste kundër kombeve dhe feve tjera?

Vetë prononcimi i Papës për shpëtimin e të Krishterëve në lindjen e mesme lenë për të dyshuar dhe futë frikë tek çifutët dhe muslimanët për të ardhmen e tyre!
I bëjë me dije Papës Françesku dhe Patrikut Kirill të e lexojnë kushtetutën hyjnore kuranore për të drejtat njerëzore(e drejta për jetë) e cila tërë njerëzit dhe gjakun e tyre i trajton të barabartë. Kurani në kaptinën Maide, verseti 32 thotë:” Kush e mbyt një njeri pa të drejtë që askënd nuk e ka mbytur…është sikur t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. Kush e shpëton jetën e dikujt është sikur t’ua kishte shpëtuar jetën të gjithë njerëzve.” Po ashtu Profeti i mëshirës për njerëzimin Muhamedi a.s. ka thënë:”Zhdukja e kësaj bote është më e lehtë për Zotin se sa mbytja e një personi të pafajshëm.” Pra i nderuari Papë dhe Patrikë, Islami në fushën e të drejtave të njeriut sipas kombeve të bashkuar, është më i avancuar dhe mbizotëron mbi të gjitha fetë, teoritë dhe drejtimet!

Prof.Dr. Musa Vila

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit