4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gabriel: Jemi të gatshëm për një fillim të ri me Turqinë

Më të lexuarat

“Jemi të gatshëm t’i zgjasim dorën Turqisë, por për të bërë një fillim të ri duhet të ketë ndryshime në qëndrimin e Ankarasë”

BERLIN (AA) – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se janë të gatshëm t’i zgjasin dorën Turqisë, por se për këtë presin ndryshime në qëndrimin e qeverisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Gabriel në një intervistë për gazetën “Stuttgarter Nachrichten”, ndaj pyetjes nëse beson se “do të tregohet apo jo më i butë” në të ardhmen presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ai ka theksuar se qëndrimi i Turqisë nuk ka ndryshuar përnjëherësh.

“Tentativa e dështuar për grusht shteti ka bërë më shumë një efekt katalizator se sa të formonte një pikë kthese në politikën e Erdoğanit”, është shprehur Gabriel.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se nuk vëren ndonjë dukuri se politika do të ndryshojë në një kohë të afërt Gabriel është shprehur se “Jemi të gatshëm t’i zgjasim dorën Turqisë, por për të bërë një fillim të ri duhet të ketë ndryshime në qëndrimin e Ankarasë në lidhje me çështjen.”

Pas pyetjes nëse zhvillimet e përjetuara me Turqinë nënkuptojnë përfundimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Gabriel ka komentuar se Turqia që prej një kohe të gjatë ka dëshiruar të jetë pjesë e BE-së por “në këtë situatë ajo duhet të veprojë sipas vlerave të Evropës.”

“Turqia është në situatën e cila do të vendosë se nga cila rrugë do të shkojë, ose nga Evropa dhe perëndimi ku ndodhet ndarja e forcave me rregullin e ligjit dhe demokracisë, ku qëndron liria e shtypit dhe mendimit, ose do të shkojë në anën tjetër me kriza dhe tensione. Mendoj dhe shpresoj se njerëzit në Turqi e dinë se çfarë vendimesh me dimensione historike duhet të marrin për veten dhe vendin e tyre”, është shprehur Gabriel.

Më tej Gabriel ka folur për qytetarët gjermanë që janë të arrestuar në Turqi, duke u shprehur se “Ata që i trajtojnë shtetasit gjermanët në këtë mënyrë, nuk mund të presin që ne të tregohemi sikur marrëdhëniet politike dhe ekonomike tonat janë në një situatë shumë të mirë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit