Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvilloi ndeshjen kualifikuese ndaj Turqisë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:30.
Mirëpo futbollistët tanë sot kanë shfrytëzuar kohën e tyre të lirë, për të shkuar në një gjami në Antalya për ta falur namazin e xhumasë.
Ka qenë kapiteni Samir Ujkani që ka postuar një foto pas faljes së xhumasë së bashku me lojtarët tjerë.
Përpos Ujkanit, në foto janë edhe Valon Berisha, Milot Rashica, Herolind Shala, Besar Halimi, Alban Meha, Amir Rrahmani, Eroll Zejnullahu, Alban Pnishi, Mërgim Vojvoda, Adis Nurkovic, Bernard Berisha, Vedat Muriqi, Benjamin Kololli dhe Ajdini.