Ndonëse ekipi i ekspertit karizmatik portugez Jose Mourinho titullin e kampionit të Anglisë e siguroi tre javë përpara mbarimit të sezonit, parada solemne dhe festimi në pjesën perëndimore të Londrës është organizuar sot
Mijëra tifozë të klubit anglez Chelsea kanë festuar titullin e pestë të kampionit të Anglisë sot në rrugët e Londrës Perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndonëse ekipi i ekspertit karizmatik portugez Jose Mourinho titullin e kampionit të Anglisë e siguroi tre javë para përfundimit të kampjonatit, parada solemne dhe festimi në pjesën perëndimore të Londrës është organizuar sot, një ditë pas përfundimit të sezonit.
Mijëra të “Kaltërit” apo “Pensionistët”, siç janë quajtur më parë tifozët e Chelseat, kanë pushtuar rrugët përreth stadiumit Stamford Bridge për të përshëndetur kampionët e Premier Ligës angleze të cilët në autobusin e hapur, duke mbajtur trofeun, kaluan nëpër rrugët e asaj pjese të kryeqytetit.
Klubi Chelsea u themelua në vitin 1905, ndërsa titullin e parë të kampionit të Anglisë e kanë marrë për herë të parë në vitin 1955. Titullin e dytë e sërish e kanë pritur për pesë dekada, në vitin 2005, kur me ardhjen e Abramovičit filloi dekada më e sukseshme e këtij klubi londinez. Dy titujt tjerë i fituan në vitin 2006 dhe në 2010./AA