0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Fusha pa porta

Më të lexuarat

Fusha pa porta

Imagjinoje veten se në këto çaste, je në një fushë futbolli të madhe, ku do të zhvillohet një ndeshje mes dy skuadrave më të mira. Fillon loja dhe lojtarët e të dy skuadrave vërshojnë drejt portës së njëri-tjetrit, në kërkim të golit. Ja ku kemi dhe golat e parë. Tifozeria zien nga brohoritjet dhe entuziazmi, ata këndojnë, hedhin parulla dhe stimulojnë lojtarët.
Në kulmin e ekstazës së kësaj ndeshjeje, shfaqen dy grupe të rinjsh, secili drejtohet për nga njëra portë, të cilën e shkulin, e marrin një krahë dhe ia japin vrapit jashtë fushe! Tani, fusha është pa asnjë portë.
Vallë a do ta vazhdojnë lojtarët lojën? Edhe nëse përgjigja është po, si do të vazhdojë loja pa porta?
Sigurisht që loja do të ndërpritet në një rast të tillë. Po çfarë do të ndodhte nëse gjyqtari do të kërkonte vazhdimin e lojës. Si do i kalonin minutat e mbetura lojtarët e shkretë? Loja do të shndërrohej në një kaos të vërtetë në mungesë të portave. Vetë tifozeria nuk do të qëndronte më në stadium, por do të largohej nga sytë këmbët. E çfarë kënaqësie të jep një ndeshje pa gola dhe pa porta?
Jeta jonë është shumë e ngjashme me këtë ndeshje. Lojtarët e jetës tonë, jemi vetë ne, je ti, jam unë. Rrjetat janë objektivat dhe qëllimet tona në jetë. Vijat kufizuese të fushës, janë kufijtë moralë, tradita dhe dispozitat të cilat nuk duhen shkelur. Trajneri është çdo person i cili të orienton dhe të jep këshilla në jetë.
Skuadra kundërshtare, simbolizon pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballesh në jetë. Lojtarët që luajnë bashkë me ty, janë miqtë dhe çdo person tjetër që ndjek të njëjtën linjë me tënden. Gjyqtari simbolizon çdo njeri i cili të tregon gabimet dhe të metat.
Nëse arrin të shënosh gol në portën kundërshtare, do të thotë se ke përmbushur objektivat e tu.
Që para se të hysh në fushë dhe para se të fillojë ndeshja, duhet të kesh planet e tua për ti përmbushur qëllimet dhe objektivat, mundësisht, sa më shumë “gola”. Për këtë, duhet që të ushtrohesh dhe të lodhesh shumë, që të jesh gati për ndeshje.
E nëse një ndeshje 90 minutëshe kërkoka kaq shumë stërvitje, planifikim dhe përgatitje, çfarë mund të themi për jetën tonë si myslimanë? A nuk meriton ajo më shumë planifikim, ushtrim, stërvitje dhe punë për realizimin e objektivave?
Po, ajo kërkon stërvitje, studim, punë, ndihmën e miqve në përmbushjen e planeve, ndihmën e atyre që Zoti u ka dhënë urtësinë e duhur.
 
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit