1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Furgona të blinduar amerikanë dhe ushtria zvicerane mobilizohen përpara takimit midis Biden dhe Putinit në Gjenevë

Më të lexuarat

Që nga e marta, La Grange Park është mbyllur për publikun, për shkak të takimit që pritet të zhvillohet midis presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin; megjithatë një medium zviceran raporton se vendi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në qytet, i shoqëruar nga policia dhe mbrojtja civile, një karvan ushtarak i ushtrisë zvicerane është parë duke transportuar pajisjet e nevojshme për takim.

Përveç kësaj, mediumi Tribune de Geneve raporton se janë mobilizuar edhe furgonë të blinduar amerikanë.

Takimi midis presidentit Biden dhe Putinit pritet të zhvillohet më 16 qershor në qytetin e Gjenevës në Zvicër.

Gjatë ditës së djeshme, Shtëpia e Bardhë deklaroi se takimi midis të dyja palëve gjatë javës së ardhshme është “jetik” për të mbrojtur interesant e SHBA-së.

“Në fund të ditës, ajo që ne po kërkojmë të bëjmë është që dy presidentët të jenë në gjendje të dërgojnë një sinjal të qartë… tek ekipet e tyre në lidhje me çështjet e stabilitetit strategjik në mënyrë që të mund të bëjmë progres në kontrollin e armëve dhe fushave të tjera bërthamore për të zvogëluar tensionin dhe paqëndrueshmërinë në atë aspekt të marrëdhënies së tyre”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit