-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

“Fuqitë e mëdha përgatitën dhe përdorën FETO-n kundër Turqisë”

Më të lexuarat

Ai thekson se nëse ne do të kishim kuptuar mirë Kur’an-i Kerim-in dhe po të dinim ato që kanë ndodhur në të kaluarën atëherë FETO nuk do të rritej kaq shumë

TIRANË (AA) – Dr. Ihsan Şenocak, i cili mori pjesë në simpoziumin me temë “Keqpërdorimi i fesë: Rasti i Turqisë”, organizuar nga shoqata “ALSAR” në Tiranë, ka deklaruar se ndodhet në Shqipëri për të shpjeguar të vërtetën mbi organizatën terroriste FETO. Ai në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), ka folur rreth qëllimit të kësaj vizite, tentativën për grusht shteti nga FETO, etj.

“Ajo që shpjeguam më parë ishte fakti që edhe në kohën e Pejgamberit (a.s) kishte një fe paralele. Fuqitë globale të asaj kohe për arsye se nuk po fitonin dot në luftë përballë Pejgamberit, Muhammedit a.s duke përdorur një person të quajtur Ebu el-Amir i cili me ndihmë të Perandorisë Romake Lindore ndërtoi një xhami, ishin futur në një tentativë për të shkatërruar Islamin e cila kishte në qendër xhaminë. Ndërkohë që Pejgamberi a.s. ishte duke shkuar për ta hapur këtë xhami i erdhi meleku Hz. Xhebrail i cili e njoftoi për të vërtetën e kësaj xhamie. Pas kësaj Muhammedi a.s dërgoi shokët e tij dhe e shembën xhaminë. Me këtë ngjarje kjo gjë hyri edhe në Kur’an-in Kerim. Përse është aty? Sepse Allahu Teala na tregon që edhe në të ardhmen do vijnë njerëz të cilët të mbështjellë me xhube dhe me çallmën në kokë do të punojnë për të shembur dhe përçarë fenë e Allahut. Edhe FETO ishte një lëvizje e tillë. Lindi në mesin e muslimanëve. Përdori Kur’an-i Kerimin, sunetin e Pejgamberit tonë Muhammedit a.s. Nxiti popullin e tij në këtë drejtim dhe më në fund më 15 korrik qëlloi mbi popullin e tij”, u shpreh Şenocak.

Ai thekson se nëse ne do të kishim kuptuar mirë Kur’an-i Kerim-in dhe po të dinim ato që kanë ndodhur në të kaluarën atëherë FETO nuk do të rritej kaq shumë.

“Ajo që i treguam vëllezërve tanë këtu ishte edhe një tjetër pikë: Kur u vra Osmani r.a. erdhi djali i Ebubekrit, Muhamedi. Kishin nxitur muslimanët kundër liderit të tyre. Hebrenjtë kishin mbledhur muslimanët në Medine për të bërë një puç kundër Osmanit i cili ishte Halife në atë kohë. Edhe Fetullah Gyleni këtë ka bërë. Me tentativën për grusht shteti mashtroi muslimanët me emrin Muhamed dhe i dërgoi ata drejt shtetit, si dhe gjuajti me plumba kundër popullit musliman. E bëri këtë për fuqitë e mëdha. Ne kemi shumë shembuj në histori për këtë. Abdurahman Bin Mylxhem i cili vrau Aliun r.a. ishte një msuliman dhe lexonte Kur’an. Vrasësit e Fetullah Gylenit bënin lutje dhe dua, por gjuajtën kundër popullatës muslimane”, ka deklaruar për AA Dr. Ihsan Şenocak.

Ai më tej ka shtuar se “Fuqitë e mëdha prej 40 vitesh përgatitën dhe zmadhuan këtë lëvizje të Fetullah Gylenit për ta përdorur atë kundër Turqisë e cila ishte bërë shpresë për të pashpresët. Duke mos mundur të bëjnë gjë gjatë provokimeve në parkun Gezi dhe ngjarjeve të 17 dhjetorit ata përdorën më në fund Fetullah Gylenin për të bërë këtë puç ushtarak. Tashmë e gjithë Turqia e di këtë dhe ka parë fytyrën e tyre të vërtetë”.

Şenocak në fund thekson se edhe shqiptarët duhet të dinë që kjo nuk është një lëvizje për shërbim ashtu siç e quan veten “hizmet”, por një lëvizje shkatërruese e Islamit, një organizatë terroriste dhe një lëvizje e larguar nga suneti dhe Kur’an-i Kerim-i. ​

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit