Pavarësisht lajmeve të shumta për mungesën e barazisë fetare, nga Indonezia vijnë edhe lajme interesante e me harmoni.
Në kryeqytetin e vendit, Xhakarta, një familje e krishterë nuk kishte ku të organizonte një funeral me pjesëmarrje të madhe, për shkak të mungesës së hapësirave.
Një xhami e zonës u ofroi me bujari që ceremonia mortore të zhvillohej brenda mjediseve të tyre, bashkë me trupin, simbolet e gjithçka të krishterë.
Xheferson Goeltom, një i afërm i të ndjerës, i postoi fotot në Facebook duke falënderuar xhaminë për bujarinë, gjë që tashmë është bërë virale.