0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fule: Dialogu Beograd-Prishtinë, rifillon së shpejti

Më të lexuarat

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fule ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë së shpejti por sipas tij është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet që janë arritur deri më tani.

“Pritet që dialogu të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e rëndësishme që të implementohen marrëveshjet që janë arritur deri tani ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Fule për Vecernje Novosti.
Ai ka thënë se BE pret që sa më shpejt të formohet qeveria në Serbi dhe një ndër arsyet për këtë pritje është se BE dëshiron që të zbatohen marrëveshjet me Prishtinën. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit