4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Fuat Sezgin zbulon plagjiaturat e perëndimorëve në librat historik

Më të lexuarat

Është një historian i madh Turk i cili jetoi në Gjermani qysh prej më shumë se gjashtëdhjetë vitesh. Ai quhet Fuat Sezgin, mundohuni ta mbani mend këtë emër. Ky njeri e meritonte të merte çmimin Nobel, për të arriturat e tija.

Ky burrë qysh prej 60 vitesh punon në Frankfurt me një grup pune që ka në përbërje gjermanë, turq dhe arabë. Në një qendër të pavarur kërkimesh. E gjithë puna e tij është t’i kontrollojë librat perëndimorë të vjetër dhe ti kthejë në origjinën e tyre të mohuar zyrtarisht e që është origjina e tyre arabe.

Sot që po flasim, ai ka patur sukses që të arrijë tek 150.000 libra të vjetër evropianë dhe pas 60 vitesh ai bashkë me grupin e tij kërkimorë kanë arritur të kontrollojnë rreth 40.000 tituj të këyre librave dhe deri tani e kanë gjetur origjinën e tyre arabe të 35.000 librave. Ndërkohë njëri nga Universitetet Islame, ai i Muhamed bin Saudit në Rijad qysh herët e ka marë përsipër botimin e vëllimeve të para të librit dhe ato që kam unë qysh prej 30 vitesh i kanë kaluar dhjetë vëllimet.

Çfarë bën ai?!

E merr kopjen origjinale të librit evropian dhe më pas e ndjek origjinën dhe shikon se në origjinë ai libër është përkthim dhe ajo që ka bërë përkthyesi është heqja e emrit të autorit arab dhe vendosja e emrit të tij. Librat e përkthyer janë të lëmive të ndryshme si: optika, mjekësia, astronomia, kirurgjia, anatomia, bujqësia, detaria, lundrimi, sinoptika etj.

Prej kësaj perëndimi fitoi dy gjëra: Ata përvetësuan të gjitha njohuritë tona dhe në momentin kur i falsifikuan krijuan një vetëbesim sa të mos mundesh tu thuash se ju këtë e keni përvetësuar. Në këtë mënyrë morali i tyre ua lejoi atë që morali ynë nuk na e lejon, vjedhjen dhe plagjiturën (falsifikimin).

Kur kam studiuar periudhën e epokës së përkthimeve, pas një farë kohe studimi dhe hulumtimi arrita të zbuloj tri baza: Përkthimet perëndimore gjatë periudhës së rilindjes pra gjatë shekujve 14,15 dhe 16, përkthimi perëndimor që fillonte nga Italia deri në Amerikë ka qenë përkthim: Selektiv, falsifikues dhe fshehës.

Si ka qenë selektiv? Këta njerëz nuk kanë përkthyer libra që flasin për religjionin Islam, për letërsinë, apo libra që flasin për vlera, jo, ata përkthyen vetëm librat shkencorë, njohuritë mekanike, fizike, kiminë, matematikën, astronominë, inxhinierinë, mjekësinë, anatominë, bujqësinë, lundrimin etj. Këto libra kanë përkthyer, pra përkthim selektiv.

Gjithashtu përkthimi i tyre ka qenë falsifikues, sepse hoqën emrat e dijetarëve tanë dhe vendosën emrat e përkthyesve të tyre. Përveç disa autorëve që ishin me emër si Ibn Sina apo Ibn Rushd të cilët filluan të njiheshin me emrat Avi Cena apo Avarros, ndërsa librat e dijetarëve të tjerë u falsifikuan.

Gjithashtu ata përdorën përkthimin fshehës që do të thotë se kur ata ishin të detyruar të shkelnin vijat e kuqe (që ia kishin mveshur vetes) dhe të futeshin në njohuritë njerëzore që flasin për vlerat, këtë e bënin në fshetësi të madhe. Psh: Ata depërtuan në jurisprudencën Islame dhe morën transaksionet Islame dhe njohuritë e mirë administrimit. Gjithashtu morën disa vlera që nxisin në rregullimin shoqëror, por ata e fshehën këtë. Le të marim vetëm një shembull: A e dini se një pjesë e madhe e Kodit civil Francez është i marë nga Fikhu Maliki. Dhe libri mbi të cilin janë mbështetur (kanë përkthyer) quhet: “Sherh ed Derdijr ala metni Halil”. Krahasimin mes këtij kanuni dhe fikhut Maliki e ka bërë një dijetar Egjiptian (Sejid Abdullah Husejn) në një studim të posaçëm duke e titulluar: “Krahasimet legjislative”. Historiani i njohur Francez Gustave Le Bon në librin e tij “Qytetërimi Arab” thotë: Gjenerali më i njohur Francez, Napoleon Bonaparti, kur u kthye nga Egjipti për në vendlindjen e tij (Francë) në vitin 1801, mori me vete një libër që i përkiste jurisprudencës së shkollës Malikie (Malik bin Enes) i cili quhej: Sherh ed Edrdijr ala metni Halil. Kështu që Fikhu Maliki konsiderohet i pari fikh Islam që ka shoqëruar Oksidentin. Pra ka qenë përkthim: Selektiv, falsifikues dhe fshehës.

Andaluzia e periudhës Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit