30 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Fuad Ramiqi: Të gjitha janë të pavërteta

Më të lexuarat

Në një prononcim, Ramiqi i hedhë poshtë akuzat ndaj tij nga gazeta antishqiptare dhe antiislame “Express” dhe thotë se me mediumin do të përballet në gjykatë.

Ai thotë se shkrimi i publikuar të mërkurën prek direkt identitetin e tij personal dhe qëllimi i këtij shkrimi “është të luftohet Lëvizja Islame Bashkohu”.

“Unë mund të them se aty të gjitha që janë thënë janë të pa vërteta dhe kush do mundet që ta verifikojë këtë. Unë them se kjo është për keqardhje që po ndodh në këtë moment, që disa struktura që janë anti islame dhe anti shqiptare e krijojnë një klimë që të ikin nga problemet reale që janë në Kosovë”, tha Ramiqi.

“Kjo është një shpifje dhe cenim i integritetit tim personal, që nuk është hera e parë që bëhet nga gazeta ‘Express’ dhe qarqe të ndryshme që në agjendën e vet e kanë ekskluzivisht luftimin e islamit dhe tendencat që ata ta paraqesin një situatë më ndryshe, duke ju shmangur problemeve serioze që i ka Kosova, qoftë në cenimin e integritetit dhe sovranitetit të saj, gjendjes ekonomike etj”, ka thënë Ramiqi

I pyetur nëse shkon në gjykatë dhe aty zbulohen dokumente të tjera për të, ai tha se “po të kishte vërtetë diçka për të, me këtë punë do të ishte marrë prokuroria dhe gjykatat e jo gazetarët”. /tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit