3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Fuad Ramiqi dhe Mazllam Mazllami deklarohen të pafajshëm në Gjykatë

Më të lexuarat

Politikani Fuad Ramiqi dhe imami nga Prizreni, Mazllam Mazllami, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për akuzat që ndërlidhen me terrorizëm.

Avokati i Mazllamit ka thënë me këtë rast se gjykimi i klientit të tij me Kod të ri të procedurës penale, i vitit 2013, është humbje kohe.

“Do të bëjmë çmos unë dhe i mbrojturi im që ta bindim gjykatën se asnjë fjalë nuk është përdorur në ligjëratat që i përshkruan prokurori special për shkatërrimin e organizatës, të paraqitura në aktakuzë kundër Mazllamit”, tha mbrojtësi i tij në seancën gjyqësore që po mbahet në Pallat të Drejtësisë.

Derisa, në të njëjtën seancë Fuad Ramiqi, po ashtu i akuzuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, tha se e kundërshton aktakuzën e Prokurorisë Speciale, gjithashtu edhe veprën penale për të cilën akuzohet.

“Ky proces ndaj meje është tërësisht proces politik”, tha ai në gjykim.

Në të njëjtin gjykim ndodhen edhe tre imamë tjerë, Enes Goga, Bedri Robaj, Idriz Ballabani.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit