5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

FUAD RAMIQI: AKTAKUZA NDAJ MEJE ËSHTË E MOTIVUAR POLITIKISHT

Më të lexuarat

Fuad Ramiqi, udhëheqës i Lëvizjes Islamike Bashkohu – LISBA, i cili është njëri nga pesë personat e akuzuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm, ka thënë për Insajderin se aktakuza ndaj tij është e motivuar politikisht.

“Nuk ka asgjë të bazuar në këtë çështje, që është kryekëput politike,” ka thënë Ramiqi, duke shtuar se nuk ka pranuar ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve: Bedri Robaj, imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani të Prishtinës; Idriz Bilbani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com; Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë; Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”; dhe Fuad Ramiqi, ryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

Sipas aktakuzës të pandehurit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë.

Fuad Ramiqi, në vitin 2014, ishte akuzuar për shkak të disa deklaratave që kishte pas arrestimeve të një numri të hoxhallërëve dhe personave të tjerë të dyshuar për terrorizëm.  Atë kohë, Ramiqi në “paraqitjet e tij publike ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ka deklaruar se… “nuk do të rrinë duarkryq përballë terrorit” sipas tij që “po shtrojnë institucionet kundër myslimanëve në Kosovë” pretendon prokuroria./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit