-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

FT: Sanksionet ndaj Rusisë mbërrijnë në Serbi

Më të lexuarat

Paketa e re, para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës

Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja për kompanitë kineze dhe indiane për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë, ku lista e “emrave të rinj” përfshin gjithashtu kompani në Serbi, Sri Lanka, Turqi, Tajlandë dhe Kazakistan, raportoi Financial Times.

Brukseli propozon vendosjen e sanksioneve ndaj tre kompanive kineze dhe një kompanie indiane si pjesë e masave të fundit, të cilat duhet t’i japin një goditje “makinerisë ruse të luftës”.

Sipas masave të propozuara, kompanive evropiane do t’u ndalohej të bëjnë biznes me kompanitë e listuara.

Brukseli kërkon të parandalojë çdo anashkalim të kufizimeve të vendosura, veçanërisht kur bëhet fjalë për prokurimin e komponentëve elektronikë që mund të ripërdoren për përdorim në sistemet e armëve.

“Është gjithashtu e përshtatshme që në atë listë të përfshihen edhe disa subjekte të tjera në vendet e treta, të cilat në mënyrë indirekte mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus … duke tregtuar me komponentë të tillë”, së bashku me disa kompani ruse, thuhet në dokument.

Sanksionet për mbështetjen e Rusisë

Propozimi do të ndalonte gjithashtu eksportin e komponentëve të dronëve në Rusi.

Paketa e sanksioneve, e cila pritet të miratohet përpara përvjetorit të dytë të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, do të jetë e 13-ta e miratuar nga BE.

Në listë do të jenë gjithsej 643 kompani nën sanksione, nëse propozimi miratohet.

“Emrat e rinj përfshijnë edhe kompani në Sri Lanka, Turqi, Tajlandë, Serbi dhe Kazakistan”, shkruan FT.

Nëse anëtarët e BE-së miratojnë planin, do të jetë hera e parë që bizneset në territorin e Kinës dhe Indisë janë goditur nga sanksionet e BE-së.

Këto kompani, së bashku me një në Hong Kong, janë ndër 21 entitetet e listuara në dokumentin e Komisionit Evropian, të cilin FT e ka parë dhe Bloomberg ka raportuar.

Diplomatët presin që më shumë se 200 individë të vendosen nën sanksione në draft propozimet e ardhshme.

Por Komisioni refuzoi të komentojë raportet e mediave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit