1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fshati ku ka lindur gruaja e Pejgamberit s.a.v.s, Maria e Koptëve

Më të lexuarat

Rreth 400 km në jug të Kajros në provincën Minya, në afërsi të qytetit Mallavi është fshati Shejh Ebadi. Në këtë fshat tani jetojnë 60 mij banorë dhe është i njohur fshati në të cilin ka lindur Maria e koptëve të cilën atëherë mbreti i Egjiptit Mukavis ja kishte dhuruar Muhamedit s.a.v.s si robëreshë, e Ai është martuar me të dhe ja lindi djalin Ibrahim i cili vdiq si fëmijë.

Muhamedi s.a.v.s. i dërgoi një lajmëtar Mukavisit me një letër duke e ftuar atë në Islam. Mukavkisi delegatët i priti me nderime dhe e kthej letrën me dhuratat që përmbante dy skllevër, një mijë ngarkesa me ari dhe njëzet pjesë të veshjeve.

Në fshat janë mbetjet e shtëpisë që është pretenduar se ajo (Maria) ka lindur, si dhe xhamia e vjetër a cila mban emrin e saj.
Ferexh Abdulaziz, drejtor i promovimit të turizmit në këtë pjesë të provincës Minja, thotë:”Ky fshat është ndërtuar mbi banimet e lashta nga koha e Faraonit, dhe e quajti Psa, pastaj mbi themelet e tij është zhvilluar qyteti Hibeno Ati, sipas mjekut personal të Ramsesit të dytë. Në fshat janë mbetjet e faraonit, romake, kopte dhe të kulturës islame.
Gjithashtu, fshati është i njohur si vendlindje e gruas së Pejgamberit a.s., gruaja Maria kopte. Shokët e Pejgamberit a.s. kishin kujdes të veçantë ndaj këtij fshati, ndërsa halifeja Muaviu r.a., i kishte liruar banorët nga pagimi i taksave mbi tokën bujqësore.”/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit