Prej porosive të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është edhe thënia e tij: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh! Të keqen pasoje me një vepër të mirë, sepse ajo (e mira) e shlyen atë (të keqen)! Me njerëzit sillu me moral të mirë!” (Tirmidhiu)
Ibn Kajjjmi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bashkoi mes frikës ndaj Allahut dhe moralit të mirë, sepse nëpërmjet frikës ndaj Tij njeriu e përmirëson lidhjen mes tij dhe Zotit. Ndërsa, morali i mirë i përmirëson raportet mes tij dhe njerëzve të tjerë. Së këtejmi, kur njeriu i frikohet Allahut, Ai gjithsesi do ta dojë atë, ndërsa morali i mirë i tij me njerëzit i thërret ata që të duan atë.”
“El-Feuaid” – Ibn Kajjim el-Xheuzije