4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Frika e dëbimit nga Amerika, nëna shqiptare pëson sulm në zemër

Më të lexuarat

Historia e saj përsëritet pas 5 vitesh, duke marrë sërish vëmendje të madhe në mediat amerikane.

Bëhet fjalë për Cile Precetaj një nënë shqiptare e cila prej 18 vitesh jeton në Miçigan të SHBA, por autoritetet amerikane e kanë vënë atë përballë vendimit për deportim.

Cile Precetaj, nënë e tre fëmijëve ka përfunduar në spital për shkak të ankthit dhe stresit që po i shkakton kërkesa për dëbim.

Pas trajtimit në spital me krizat e një ataku në zemër, gruaja është dërguar në burg në pritje për të ekzekutuar vendimin për dëbimin e saj nga SHBA-ja.

Ajo është e martuar me shqiptarin Pjetër Gjocaj, të cilët kanë tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin dhe dy vajzat, të cilët gjithashtu po përjetojnë një situatë terrori dhe kanë shpërthyer në të qara.

Pjetër Gjocaj, në mëngjesin e së enjtes ajo zbuloi se po përballet me një çështje dëbimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve dhe sapo mësoi këtë lajm u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi.

Ndërkaq, Cile Precetaj është përballur me dëbimin edhe në vitin 2013, por që pas një vendimi të dytë iu lejua qëndrimi. Familja, por edhe avokati tregojnë se ajo i ka bërë përpjekjet për t’u bërë qytetare amerikane.

“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”, ka thënë bashkëshorti i shqiptares.

Cile Precetaj shkoi në Miçigan për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri.

Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.

Familja e saj thotë se Precetaj është përpjekur të bëhet një shtetase ligjore që kur ka ardhur në SHBA. Familja dhe avokati i saj thonë se ajo nuk ka kryer ndonjë krim që kur ka erdhi në shtetin amerikan pa dokumente.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit