-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Frika dhe trishtimi

Më të lexuarat

Shumica e njerëzve, sot jetojnë me frikë dhe trishtim, edhe pse nuk e dinë shkakun e gjithë kësaj.

Kjo është një ndjenjë e brendshme që i përcjellë ata, qoftë në rrugë, qoftë në sjellje, qoftë në shtëpi ose në kalatë e tyre, qoftë edhe në jetën e tyre të përditshme, gjatë ecjes e kështu me radhë.

Po qe se këta njerëz do ta hidhnin një shikim kontrollues prej së larti…, do të kuptonin se shkaku kryesor është largimi i tyre prej qëtësisë… dhe fundosja e tyre në vepra që i kundërshtohen te njëjtës, siç është të larguarit nga rruga e Udhëzimit dhe largimi i tyre nga të vepruarit me rregullat e All-llahut [subhanehu ve teala].

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk u ngatërruan me dhulm-mizori, atyre u takon të jenë të sigurtë dhe ata janë në rrugë të drejtë” (Enam: 82).

Qetësia dhe udhëzimi …janë të pandara: nëse njëra prej tyre mungon, mungon edhe tjetra.

Siguria (qetësia) e vërtetë, pra, është qetësia nga frika, dënimi, fatkeqësia dhe udhëzimi në rrugë të drejtë. Kështu, nëse nuk e veshin imanin e tyre me mizori (shirk) absolute, me shirk, e as me mëkat, ata arrijnë qetësi dhe udhëzim të plotë. Mirëpo, e veshin imanin e tyre nëse nuk me mizori (shirk), por megjthatë veprojnë vepra të këqija, atëherë arrijnë bazën e udhëzimit dhe të e qetësisë edhe pse nuk e arrijnë kulminacionin e saj. Kuptimi i këtij ajeti fisnik është: ata që nuk i kanë arritë këto dy çështje, nuk mund të arrijnë udhëzim e as qetësi, andaj fati i tyre do të jetë fatkeqësia dhe lajthitja”.

Ky ajet na sqaron neve kuptimin real të ajetit: “Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i veshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrfarë fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë Xhehennemi” (Ali Imran: 151).

Kjo ndodhë në këtë botë edhe pse ata që nuk besojnë jetojnë nëpër kala dhe kështjella madhështore, posedojnë armë, ushtri dhe tirani. Kurse në ahiret: “Vendbanim i tyre do të jetë Xhehennemi. Sa vend i shëmtuar për mizorët” (Ali Imran: 151).

Premtimi i vërtetë nga i Adhuruari (Hyjnija) i vërtetë është për besimtarët e vërtetë, të jetojnë në qetësi të vërtetë: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë” (Nur: 55).

“E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë më i sigurtë, nëse jeni që kuptoni?” (Enam: 81).

Pronarët e udhëzimit dhe bindjes, ose pronarët e çorodisë dhe miqtë e mushrikëve? Ose, shërbëtorët e tyre të hidhëruar, ose ata që u përgjajnë munafikëve?…

 

“El-Asale” nr.3 fq.7-8. 

Ali Hasen,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit