0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

FRI mbajti gjysmëfinalen e projektit “Talentiumi”

Më të lexuarat

Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi gjysmëfinalen e projektit Talentium në Shkup, në hapësirat e SHMQSH “Zef Lush Marku” – Salla Solemne.

Fillimisht fjala iu dha nën kryetarit të Forumit Rinor Islam Berat Limani, i cili të pranishmëve ua prezantoi projektin në pika të shkurtra.

Fjalën e radhës e morri kryetari degës Shkup Abdulhamid Mustafa, ku nxënësve iu dëshiroi suksese, që në të ardhmen të bëhen model i ndryshimeve që bota të buzëqesh me ne dhe shprehi falënderimet deri te kolegiumi i shkollës për bashkëpunimin me ta.

Fjalën e fundit pati rastin të merr dhe zëvendësdrejtori i shkollës Abil Baush.

Gjysmë finalja e këtij projekti përmbajti 5 fjalime motivuese, dhe 2 video dokumentare, ndërsa prej tyre u kualifikuan për në finale, nxënësi Medin Bajrami me temë “Boshizmi”, dhe Mejrem Sali “Për një rini me libër” me vend të parë. Juria vlerësuese ishin Xhenis Sulimani, Muhamed Jashari  dhe Berat Limani, dhe ndërsa shpalljen e fituesve e bëri Abdulhamid Mustafa.

Prej video dokumentareve fitoi dokumentari me titull “Tento dhe dështo, por kurrë mos dështo të provosh”, ndërsa komisioni vlerësues përbëhej nga  Besfort Limani dhe Qenan Ismaili.

Programi përfundoi me videon, ku u paraqitën aktivitet e këtij projekti gjatë gjithë periudhës së trajnimeve.

Projekti Talentium është projekt i destinuar për nxënësit e shkollave të mesme të qyteteve të Kumanovës, Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit. Është projekt 6 mujor, në kuadër të të cilit nxënësit trajnohen në lëmin e komunikimit, mediumeve dhe lidershipit.

Finalja e saj planifikohet në një kohë sa më të shkurtër të realizohet, në përballje me qytet tjera të përmendura më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit