2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

FreedomHouse: Strukturat qeveritare po pengojnë zhvillimin në Kosovë

Më të lexuarat

Organizata Freedomhouse e cila merret me hulumtimet dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e edhe lirisë politike dhe demokracisë nëpër botë, ka publikuar sot raportin e saj të fundit.

Një vend të posaqëm në këtë raport ka zënë edhe Ballkani i cili nga ky raport vlerësohet si një zonë e cila dikur ishte shpresa për reformë në Evropë. Megjithatë sipas FreedomHouse, që nga viti 2010 rajoni i Ballkanit ka rrëshqitur mbrapa edhe pse disa vende kanë bërë përparime drejt anëtarësimit në BE, transmeton zeri.info.

Sipas këtij raporti njerëzit e fortë në Serbi dhe Mal të Zi tashmë kanë marrë pothuajse kontroll të pasfiduar nga institucionet shtetërore transmeton zeri.info. Ndërkohë për Maqedoninë thuhet se partia e cila udhëheq me shtetin, tashmë është përfshirë në një skandal të madh korruptim i cili qoi në marrëveshjen për zgjedhje të reja. Ndërkohë demokracia në Ballkan thuhet se ka pësuar rënie që nga viti 2010 e këtej.

“Sa i përket Kosovës dhe Bosnjës, shtet-ndërtimi ka arritur në një rrugë pa krye. Strukturat qeveritare të cilat janë ndërtuar për të ruajtur paqen janë duke penguar zhvillimin, dhe stagnimi politik dhe ekonomik janë duke nxitur frustrimin popullor”, shkruan raporti i FreedomHouse, transmeton zeri/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit