1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Frazat e Dakut të denja për lajm: Zoti nderon njeriun e drejtë!

Më të lexuarat

Shprehitë lakonike të një ylli kuqezi, si besimtar e atdhetar

Mirlind Daku, autor i golit të dytë për Shqipërinë në fitoren e madhe ndaj Polonisë, që krahasimisht me golin në distancë të Asanit që shumë më tepër mjeshtëror prej mënyrës se si e kontrolloi topin brenda zonës dhe më pas realizoi në një pozicion të vështirë, përmendi disa herë Zotin në një intervistë pas ndeshjes.

“Zoti e nderon njeriun e drejtë”, ishte fraza prej tij që tejkalon atë të thënë nga një futbollist dhe në kontekst të një ndeshjeje futbolli.

Ai iu referua një gabimi në pasim në përballjen me Çekinë, nga i cili mund të kishte ardhur fitorja. Ai qau më pas, por siç tha, “ato lot ishin vetëm për debutimin emocionues dhe jo për atë pasim të gabuar”.

“Sot Zoti më shpërbleu dhe arrita të shënoj atë gol”, tha ai pas përballjes së madhe me polakët.

Interesant qe dhe qasja e tj atdhetare kur u pyet se kujt ia dedikonte golin që shënoi.

“Ia dedikoj familjes time, që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe gjithë dëshmorëve në Kosovë, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe kanë kontribuuar që ne të mblidhemi nga të gjithë trevat dhe të luajmë me këtë fanellë”.

Dhe vështirë të gjesh të hasësh një dytë te futbollistët shqiptarë që është kaq lakonik në të shprehur.

Kujtojmë gjithashtu se siç Jasir Asani, edhe Mirlind Daku bëri sexhde falenderimi ndaj Zotit pas shënimit të golit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit