2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Francezi pa duar e këmbë do t’i bie rreth botës me not

Më të lexuarat

Notuesi francez, Philippe Croizon, i cili nuk ka duar as këmbë, planifikon të kalojë me not botën bashkë me kolegun Arnoo Chaseri.

Philippe, i cili mbeti pa gjymtyrë pas një fatkeqësie, kur u godit nga rryma, thotë “Ne të dy njerëzit e zakonshëm simbolikisht do t’i bashkojmë të pesë kontinentet”.

Croizon tashmë e ka kapërcyer me not Lamanshin dhe pas këtij akti ka vendosur të provojë sfida të reja.

Croizon dhe Chaser do të nisen në një udhëtim të pazakonshëm më 6 maj Papua e Guinesë së Re deri në Indonezi dhe në këtë mënyrë do të lidhin Australinë me Azinë. Pastaj do të kapërcejnë Detin e Kuq (duke lidhur kështu Azinë e Afrikën), Gjibraltarin (Afrikën e Europën) dhe Ngushticën e Beringut (për të lidhur Azinë e Amerikën).

Udhëtimi nëpër oqeane, ku do të kalojnë me not mbi 85 kilometra dhe të qëndrojnë në ujë 45 orë, duhetë të përfundojë në gusht. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit