7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Historia e Dinarit dhe Dirhamit Islam

Më të lexuarat

Dirhami dhe Dinari janë përdorur si valuta zyrtare islame në fillim të Kalifit të dyte të Islamit (634-644 C.E.). Dinari është pesha e arit e barabartë me 4.3 gram ndërsa Dirhami është pesha e argjendit e barabartë me 3.0 gram. Këto marrëveshje u vendosen nga kalifi i dytë myslimanë Umar Ibn al-Khattab (ra) si ” 7 dinarë duhet të jetë të barabarte me 10 dirhamë”. Kjo masë dhe përdorimi i monedhave prej ari dhe atyre prej argjendi qëndruan valuta zyrtare e shteteve myslimane përgjatë shekujve deri në rënien e kalifatit Islam pas Luftës së Parë Botërore. Ibn Khaldun ka thënë në librin e tij “Mukaddimah” se pesha e dinarit prej ari është sa 72 kokrra elbi.

Monedhat e para myslimane janë shtypur gjatë kalifatit të Uthmanit (ra), 644-656 C.E., dhe ishin të ngjashme në paraqitje me dirhamin prej argjendi. Monedhat muslimane përfshinin shkrimin e fjalës ” Ne emër të Allahut” (ne arabisht) në anët e kësaj monedhe. Muslimanët e mbajtën këtë traditë të të shkruarit të kësaj fjalie në monedhat e tyre edhe shumë shekuj më vonë dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite këtë praktikë.
Shtypja e pare e dirhamit u bë në vitin 695 (75A.H.) gjatë pushtetit të kalifit Abdul Melik. Ato ndoqën standardin e vënë nga Umar Ibn al-Khattabi (ra). Këto monedha mbanin edhe frazën “Allahu është i pashok, Allahu është i Përjetshëm”. Duke filluar me këto monedha përdorimi i figurave njerëzore dhe atyre të kafshëve u ndërpre. Dinari dhe dirhami kishin formë të rrumbullakët. Në njërën anë të monedhës ishte shtypur fjala “Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut” dhe “Falënderimi i takon vetëm Allahut”, ndërsa nga ana tjetër ishin shkruar emri i kalifit dhe data e shtypjes së monedhës. Shtypjet e monedhave të mëvonshme muslimane paraqesin shehadetin, një ajet prej Kur’anit dhe Madhështinë e Allahut. Cilësia e shkrimit dhe stampimit varion me kalimin e kohës, vendit dhe teknologjisë që përdorej për stampimin e këtyre monedhave. Monedhat Andaluziane të shekullit të 8 njihen si monedhat e dizanjuara më mirë nga myslimanët.
Valuta në letër (Bankënota) hyri në tokat muslimane gjatë kohës koloniale dhe vazhdoi në pas-kolonizim. Bankënotat prej letre janë një mjet pagimi prej shtetit ndërsa monedhat prej ari dhe argjendi shërbyen si komoditet duke pasur vlerën dhe peshën e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit