1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Françesku më mirë të heshtte: shenjë barazimi mes izraelitëve e palestinezëve(!)

Më të lexuarat

Lutje për Gazën pa guxuar të përmendë shkaktarin e një tragjedie

“Mjaft, të lutem. Stop”, ky ishte mesazhi i të dielës i Papa Françeskut, liderit shpirtëror të katolikëve dhe kreut të të Vatikanit, lidhur me situatën në Gaza, e cila është nën sulm të vazhdueshëm nga ushtria izraelite. Por ai as që guxoi ta përmendte Izraelin si shkaktarin e një genocidi që po ndodh faqe botës dhe ditën për diell.

Ai u lut nga dritarja e tij në Pallatin Apostolik me besimtarët dhe pelegrinët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit. Gjatë predikimit ai iu referua edhe situatës në Palestinë.

“Çdo ditë në zemrën time, me dhimbje bart vuajtjet e popullatës në Palestinë dhe Izrael, për shkak të armiqësive të vazhdueshme. Mijëra të vdekur, të plagosur, të shpërngulur, shkatërrime të mëdha shkaktojnë dhimbje, me pasoja të tmerrshme për të vegjlit dhe të pafuqishmit, e ardhmja e të cilëve është në kërcënim”, tha Papa Françesku, duke vënë kështu shenjë barazimi mes dy popujve, ku në fakt njëri është i pushtuar e tjetri pushtues. Në Izrael, edhe popullata civile është zhytur në padrejtësi, pasi i ka marrë shtëpitë dhe pronat popullatës tjetër, asaj palestineze.

Mjaft, ju lutem! Ne të gjithë themi: mjaft, ju lutem! Ndal”, nënvizoi Papa Françesku dhe shtoi: “Unë inkurajoj vazhdimin e negociatave për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe në të gjithë rajonin, në mënyrë që pengjet të lirohen menjëherë dhe të kthehen te të dashurit e tyre, të cilët mezi presin t’i ofrojnë popullatës civile qasje të sigurt në ndihmën e nevojshme dhe urgjente humanitare.”

 Papa Françesku shtoi se në këto momente nuk duhet të harrojmë Ukrainën e vuajtur, ku siç tha ai, “shumë po vdesin çdo ditë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit