5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Francë – Zjarrvënie në një dyqan të myslimanëve në jugperëndim të vendit

Më të lexuarat

Një dyqan ushqimor mysliman është djegur në qytetin Bon-Encontre, në jugperëndim të Francës.

Gazeta franceze “La Depeche” raportoi se dyqani në Bon-Encontre është djegur një natë më parë dhe simboli i nazistëve svastika ishte vizatuar në murin e tij.

I gjithë dyqani, i cili u hap në nëntor, u dëmtua nga zjarri, por askush nuk u lëndua.

Policia tha se bëhet fjalë për zjarrvënie, ndërsa njoftoi se hetimet po vazhdojnë.

Tre persona që punonin në dyqan gjithashtu mbetën papunë për shkak të incidentit.

Mathilde Panot, deputetja e ekstremit të majtë “Lëvizja e Francës së Papërkulur”, ka reaguar për incidentin në llogarinë e saj në Twitter.

“Urrejtja kundër myslimanëve sërish bëhet nga të njëjtat media dhe politikanë”, tha ajo.

Ndërkaq shkrimtari dhe politikani francez Thomas Portes në llogarinë e tij në Twitter tha: “Këto sulme raciste janë të tmerrshme dhe autorët e tyre duhet të ndëshkohen ashpër. Është e qartë se ku shkojnë idetë e ekstremit të djathtë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit