1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Francë, vazhdon mbyllja e xhamive

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, njoftoi se në vend janë mbyllur 21 xhami që “kanë treguar shenja ekstremiste”, transmeton Anadolu Agency (AA).

I ftuar në televizionin francez LCI, Darmanin tha se kohët e fundit kanë realizuar kontrolle në 99 xhami me dyshimin për ekstremizëm.

Nga xhamitë në fjalë 21 janë mbyllur, ndërsa vazhdon procesi i mbylljes edhe për 6 prej tyre, informoi Darmanin, i cili deklaroi se këto hapa janë ndërmarrë në bazë të “ligjit separatist”.

Darmanin u mburr me numrin e xhamive të mbyllura

Duke kritikuar republikanët dhe ekstremin e djathtë për mos votimin e neneve të “ligjit separatist”, Darmanin u mburr se falë ligjit për të herë të parë në historinë e Francës janë mbyllur kaq xhami.

Ai tha se gjatë kontrollit në Francë nuk kanë prekur 36 xhami të cilat nuk kanë qenë në kundërshtim me ligjet e vendit dhe se disa prej tyre kanë ndaluar marrjen e fondeve nga jashtë dhe se është shkarkuar imami i një xhamie i cili akuzohet për ekstremizëm.

Ndër të tjera Darmanin shtoi se kontrollet ndaj xhamive do të vazhdojnë.

Duke iu drejtuar muslimanëve në vendin ku po afrojnë zgjedhjet presidenciale, ministri Darmanin mbrojti idenë e tij se vendet e adhurimit, sipas tij, të lidhura me ekstremizmin në vend janë të pakta dhe se ata nuk kanë problem me muslimanët në përgjithësi në Francë.

Kritika qeverisë në Francë për shkak të qëndrimit të saj kundrejt muslimanëve

Projektligji i cili më 2 tetor 2020 u njoftua nga presidenti Emmanuel Macron në Francë si “ligji separatist” dhe i cili pas reagimeve u ndryshua si “Parimet që Forcojnë Respektin ndaj Ligjeve të Republikës” u pranua në muajin gusht.

Me arsyen se vendos në objektiv dhe i tjetërson muslimanët, projektligji kritikohet nga institucionet e shoqërisë civile dhe organizatat e të drejtave të njeriut, kryesisht nga Kombet e Bashkuara. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit