Pavarësisht kushteve meteorologjike, parashikohet që konsumi i energjisë elektrike të vazhdojë të ulet në të gjitha zonat me efektin e masave të kursimit
Konsumi i gazit natyror dhe energjisë elektrike në Francë është ulur ndjeshëm falë masave shtrënguese të zbatuara për të tejkaluar krizën energjetike të shkaktuar nga ndërprerja e furnizimit me gaz natyror rus në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të “Le Figaro” bazuar në të dhënat e rrjetit francez të transmetimit të energjisë elektrike (RTE), konsumi i energjisë elektrike është ulur me 8,5 për qind në fund të vitit.
Kjo normë është llogaritur duke marrë parasysh mesataret e viteve 2014-2019, duke përjashtuar vitet 2020 dhe 2021, kur u përjetua pandemia e COVID-19.
Konsumi i gazit gjithashtu është ulur me 12 për qind në periudhën 1 gusht 2022 – 1 janar 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitet 2018-2019.
Pavarësisht kushteve meteorologjike, parashikohet që konsumi i energjisë elektrike të vazhdojë të ulet në të gjitha zonat me efektin e masave të kursimit.
Nga ana tjetër, në Francë ku më shumë se 20 reaktorë bërthamorë janë nën mirëmbajtje, pavarësisht ndërprerjes së gazit nga Rusia, prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror u rrit me 38 për qind krahasuar me vitet 2018-2019, para pandemisë COVID-19.