1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Francë – Projektligji që shënjestron myslimanët, – ‘separatist’ miratohet në Senat

Më të lexuarat

Senati Francez ka miratuar projektligjin “separatist” që është kritikuar për shënjestrimin e myslimanëve.

Projektligji, i miratuar me 208 vota “pro” kundër 109 votave “jo”, do të votohet për herë të dytë në Asamblenë Kombëtare.

Në Senat, u vendos që të përfshihen dy dispozita të veçanta në projektligj që detyron bashkitë të njoftojnë guvernatorët tre muaj përpara për ndihmën financiare në vendet e adhurimit dhe t’u japin prefektëve fuqinë për të bllokuar hapjen e shkollave private të mbështetura nga vendet e huaja “armiqësore” në Francë.

Këto dispozita erdhën në rendin e ditës të senatit me kërkesë të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin dhe u miratuan në votim.

Senatori Jean-Pierre Sueurof, nga Partia Socialiste (PS) e qendrës së majtë në një deklaratë tha: “Ju e dini shumë mirë që arsyeja për votimin (miratimin) e këtyre dispozitave është rendi i ditës. Z. Ministër, duke u bazuar në shtyp mund të them se nuk jam i sigurt që ne kemi bërë ligj të mirë.”

Ndërkaq Senatorja Esther Benbassa nga radhët e Partisë së Gjelbër theksoi në një deklaratë se me ligjin në fjalë myslimanët përballen me shumë kufizime.

Edhe më parë në Senat, janë miratuar dispozitat që ndalojnë nënat që shoqërojnë nxënësit në ekskuzione shkollore dhe vajzat nën moshën 18-vjeç të mbajnë shami në vende publike dhe të veshin rroba banje me hixhab në pishina.

Ndërkaq autorizimi Kryetarëve të Bashkive për të ndaluar mbajtjen e flamujve të vendeve të tjera përveç flamurit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Francës në ceremonitë e celebrimit në Bashki, ndalimi i shamive në ngjarjet zyrtare sportive, moslëshimi ose rinovimi i lejeve të qëndrimit për të huajt që jetojnë në vend që “kundërshtojnë haptazi parimet e Republikës”, ndalimi i adhurimit në korridoret universitare janë disa nga artikuj të tjerë që u vendos të përfshiheshin në projektligj në Senat

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit