Bëhet fjalë për Rami Yade, muslimane me prejardhje nga Senegali, e ardhur në Francë në vitin 1987. Gjatë mandatit presidencial të Nicolas Sarkozy, Yade ka ushtruar detyrën e ministres për të drejta të njeriut dhe sport.
Gjatë një interviste për Radio RMC, ajo ka paralajmëruar hapjen e fushatës me sloganin “Për një Francë të guximshme”, duke shtuar se fushatës ju kanë bashkangjitur deri 50.000 anëtarë tashmë.
Yade konsideron se shoqëria franceze është bërë më e polarizuar dhe më raciste, ndërkohë që Franca është duke u fragmentuar përherë e më tepër. “Ka ardhur koha që të rikonstruktojmë kombin. Politikanët deri më tani kanë dështuar të gjejnë zgjidhje për këtë problem të madh”, ka thënë Yade.
“Nuk ka ndarje të kandidatëve në të vegjël dhe të mëdhenj”, ka shtuar ajo.
Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë pritet të mbahet me 23 prill të vitit 2017, ndërsa rundi i dytë me 7 maj. /tesheshi.com/