-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Francë – Në dy ditët e fundit janë kryer dy sulme islamofobe ndaj myslimanëve

Më të lexuarat

Në Francë në dy ditët e fundit janë kryer dy sulme islamofobike ndaj myslimanëve.

Një dyqan i mishtores “hallall”, i cili u hap në fund të nëntorit të vitit të kaluar në rajonin jugperëndimor Lot-et-Garonne, ka qenë në shënjerstë të një sulmi racist natën e 30 janarit.

Sulmuesit i vunë zjarrin dyqanit në qytetin Bon-Encontre dhe vizatuan dy svastika në muret e ndërtesës.

Zjarrfikësit që iu përgjigjën zjarreve raportuan se dyqani ishte shkatërruar plotësisht, por nuk pati viktima.

Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen si pjesë e sulmeve ndaj vlerave si “feja, raca dhe etnia”.

Kolektivi Evropian kundër Islamofobisë tha se ka lidhje midis zjarrvënieve dhe një programi televiziv francez, “Zone Interdite”.

Në deklaratë thuhej se programe të tilla janë mekanizma mediatik që i bëjnë myslimanët të duken si problem, ndërsa theksohet se edhe pse ekspozohen në programe të tilla të mbështetura nga islamofobia shtetërore, këto vende që u përkasin myslimanëve nuk kanë mbrojtje policore.

Ndërkohë, në qytetin jugperëndimor Toulouse, në një shenjë të trafikut përpara qendrës, e cila përfshin dyqane dhe një shtëpi funerali mysliman, ishte varur koka dhe lëkura e një derri të egër me organet e brendshme të hequra.

Djamel Sekkak, operatori i shtëpisë funerale myslimane, tha në llogarinë e tij në rrjetet sociale se kishte raportuar situatën në polici. /trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit